250 euro për secilën lindje që kryhet në QKMF të Suharekës

Kosova

250 euro për secilën lindje që kryhet në QKMF të Suharekës

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 20:58
Suharekë

Sot Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, së bashku me nënkryetarën e Komunës, Mihrije Suka kanë vizituar Qendrën kryesore te Mjekësisë Familjare/QKMF-Suharekë.

Ato kanë qenë të pranishme për të diskutuar me stafin menaxhues për shqetësimet e krijuara nga COVID-19, për kontrollimin e gjendjes me pandemi, si dhe projektet që do të realizohen në të ardhmen.

Përpos tjerash ajo theksoi që të gjitha nënat dhe të posalindurit po financohen nga Komuna e Suharekës me nga 250 euro, për secilën lindje që kryhet në QKMF/Suharekë.

I gjithë stafi ka punuar me orar të plot pavarësisht situatës nëpër të cilën kemi kaluar, e për këtë ajo ofroi edhe mbështetjen e saj dhe të nënkryetarës në të gjitha projektet që do të zhvillohen për shërbime shëndetësore më të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat