Muharremaj ka një mesazh për pastrimin e ambientit

Kosova

Muharremaj ka një mesazh për pastrimin e ambientit

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:00
Bali

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj përmes faqes së tij zyrtare sot është drejtuar me një mesazh.

Postimi i tij i plotë:

"Me seriozitetin më të madh po angazhohemi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit.

Ju lutem, të gjithë atyre që udhëtojnë mos hudhni mbeturina rrugëve nga veturat tuaja.

Ndërkohë, i falenderoj të gjitha grupet vullnetare që angazhohen për ambientin, sepse ne duhet të krenohemi për bukuritë që i ka vendi ynë, andaj ta mbrojmë dhe ta ruajmë.

Respekto secilin mirëmbajtës të ambientit, falenderoje dhe jepi përkrahje për punën e tij të ndershme dhe fisnike."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat