Edhe Kosova pastrohet në “Ditën e Pastrimit të Botës”

Kosova

Edhe Kosova pastrohet në “Ditën e Pastrimit të Botës”

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Edhe Kosova është bërë pjesë e 170 vendeve të botës që shënuan “Ditën e Pastrimit të Botës”.

Komunat e Kosovës organizuan aktivitete të ndryshme duke larguar sasi të konsiderueshme të mbeturinave inerte dhe qindra thasë me mbeturina të llojit të ndryshëm.

Aktiviteti i parë qendror u zhvillua në afërsi të stadiumit të futbollit “Fadil Vokrri” në Prishtinë saktësisht tek parkingu i autobusëve, ku morri pjesë edhe zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Burbuqe Bakia Dema.

Të gjitha komunat filluan aktivitetin e pastrimit në orën 11:00 ku morën pjesë dhjetëra qytetarë në mënyrë individuale për të shënuar këtë ditë.

Ndërsa, aktiviteti i dytë qendror u realizua në Parkun e Qytetit ku u mblodhën shumë filtra të cigareve gjithandej hapësirave të parkut.

“Let’s Do It falënderon Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, Kompanitë Rajonale të Pastrimit dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në realizimin e aktiviteteve për shënimin e “Ditës së Pastrimit të Botës” në Kosovë. Ne po ashtu, përgëzojmë të gjitha komunat për aktivitetet e realizuara në shënimin e kësaj Dite, dhe i inkurajojmë ato që të vazhdojnë, sikur sot edhe në ditët e tjera të vitit, me punë të mira për përmirësimin e gjendjes mjedisore ne vend”, thuhen në një komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat