Rinia Demokratike e Kosovës me aktivitetet në mbrojtje të ambientit dhe natyrës

Kosova

Rinia Demokratike e Kosovës me aktivitetet në mbrojtje të ambientit dhe natyrës

Nga: A.SH Më: 19 shtator 2020 Në ora: 23:22
Foto

Deputetja Ganimete Musliu ka mbështetur rininë e  PDK-së, dega në Malishevë, në aktivitetet e ndërmarra nga ta në mbrojtje të ambientit dhe natyrës.

"Atë që nuk e bënë pushteti lokal në Komunën e Malishevës, e bënë Rinia Demokratike e PDK-së", ka shkruar Musliu në Facebook.

Postimi në Facebook:

Rinia Demokratike e Kosovës vazhdon me aktivitetet në mbrojtje të ambientit dhe natyrës

Atë që nuk e bënë pushteti lokal në Komunën e Malishevës, e bënë Rinia Demokratike e PDK-së.

Në vazhdën e aktiviteteve të saj, Rinia e PDK-së dega në Malishevë sot ndërmorri aktivitetin e radhës për pastrimin dhe mirëmbajtjen e Parkut te Liqeni i Mirushës në Malishevë.

Ky park, edhe pse i shtrirë në një pozitë shumë të mirë gjeografike, me një pamje të mrekullueshme buzë Liqenit të Mirushës, është lënë në harresë dhe tërësisht pa përkujdesje institucionale nga Qeveria Komunale e NISMA-s në Malishevë.

Të rinjët e PDK-së, me punën e tyre bënë që ky park të ndërroj pamjen nga ajo çfarë e kishte më parë, i mbushur në çdo pjesë me mbeturina dhe me kënde të lojrave për fëmijë dhe pushimore të shkatërruara tërsisht, në një ambient të pastër dhe tërheqës për vizitorë.

Grupit të aktivistëve të RDK-së në Malishevë gjatë këtij aktiviteti ju bashkangjitën edhe Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovë, z. Donjet Bislimi me bashkëpuntor, si dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK-së, Arlinda Thaçi dhe Arban Bytyçi.

Aktivitete të tilla nga Rinia e PDK-së, me qëllim vetëdijësimi dhe ndërgjegjësimi do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të Malishevës dhe të komunave tjera. I gjithë përkushtimi dhe angazhimi ynë do të jenë në shërbim të të rinjëve në veçanti dhe të shoqërisë në përgjithësi.
#riniaktive

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat