Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se javën e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Sipas IHMK-së, riga shiu parashihet të ketë nga dita e enjte.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-8 m/s.
Më poshtë ju sjellim tabelat me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit.