Inspektorati i Malishevës, detyron marketet ti ndajnë produktet me vaj të palmës

Kosova

Inspektorati i Malishevës, detyron marketet ti ndajnë produktet me vaj të palmës

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Inspektorati i Komunës së Malishevës, është duke mbikëqyrur zbatimin e vendimit të Ministrisë për Tregti dhe Industri për nadrjen e produkteve të vajit të palmës, dhe me këtë rast është duke i detyruar marketet dhe dyqanet që ti ndajnë fizikisht produktet që përmbajë vaj palme në kënde të veçanta nga prodhimet tjera.

Kështu ka deklaruar drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevës, Dibran Kastrati, i cili ka thënë se këtë masë janë duke e ndërmarrë pasi MTI e ka ndaluar përkohësisht përdorimin e këtij produkti.

Sipas tij, “inspektorët komunal, gjatë inspektimit të vazhdueshëm që e bëjnë në dyqane dhe markete, do ta zbatojnë masën e vendosur nga ana e ministrisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat