Spitali i Vushtrrisë nga nesër do t’i kthehet punës normale

Kosova

Spitali i Vushtrrisë nga nesër do t’i kthehet punës normale

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 13:24
Foto Ilustrim

Spitali i Vushtrrisë ‘Sheikh Zayed’ nga nesër do t’i kthehet punës normale.

Aktualisht spitali është duke u pastruar dhe dezinfektuar për fillimin e trajtimit të pacientëve ambulatorë.

“Nga nesër fillon trajtimi i pacientëve ambulatorë, përmes caktimit të termineve. Tani është duke u pastruar dhe dezinfektuar”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se ky spital do të lirohet nga pacientët që ishin duke u trajtuar për COVID-19, kjo pasi numri i pacientëve ka rënë dukshëm.

Ky spital ishte shndërruar në spital COVID që nga 14 korriku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat