Filloi ndërtimi i 1.5 kilometër trotuar në Senik të Malishevës

Kosova

Filloi ndërtimi i 1.5 kilometër trotuar në Senik të Malishevës

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:28
foto nga vendi ngjarjes

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe realizmit të planit të investimeve, në fshatin Senik të Komunës së Malishevës ka filluar ndërtimi i trotuarit 1.5 kilometër të gjatë, që e lidh një pjesë të madhe të fshatit me shkollën.

Siç njofton kumtesa, fillimin e punimeve në ndërtimin e këtij trotuari e ndoqi edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka uruar banorët e fshatit për realizimin e këtij projekti.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, ka sqaruar se trotuari është i gjatë 1.5 kilometër dhe shtrihet në pjesën më të madhe të fshatit, ndërsa ndërtimi i trotuarit mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat