Sot testohen edhe 76 mësimdhënës në Fushë Kosovë, për Covid-19

Kosova

Sot testohen edhe 76 mësimdhënës në Fushë Kosovë, për Covid-19

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Në javën e dytë të fillimit të procesit mësimor në mbarë vendin, përkundër disa vërejtjeve të vogla, duket se çdo gjë po ecën siç është planifikuar.

Në  komunën e Fushë Kosovës, e cila ka njërën ndër shkollat më të mëdha në Kosovë , “Mihal Grameno”, javën që shkoj dy mësimdhënëse kanë rezultuar pozitive me Covid-19, e të cilat më pas janë vetizoluar dhe vazhdojnë ende deri në pritjen e rezultateve të cilat dëshmojnë se ato e kanë kaluar virusin korona.

Përveç dy mësimdhënësve që janë testuar, javën e kaluar testin e kanë kryer edhe 48 mësimdhënës të tjerë, e të cilët kanë rezultuar negativ.

Ndërsa Drejtori i Arsimit në këtë komunë Islam Shabani, në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se sot do të bëhet testimi edhe i 76 mësimdhënësve të tjerë.

“Mësimdhënësit testohen sot, 40 prej tyre do të shkojnë në ora 11:00 për të kryer analizat, dhe 36 shkojnë në ora 13:00 dhe kryhet testimi”, tha Shabani për IndeksOnline.

Shabani ka treguar se gjendja e dy mësimdhënësve tashmë të prekura nga Covid-19, është stabile, por se vazhdojnë të qëndrojnë në izolim.

Ndërkohë edhe numri i nxënësve që po vijojnë mësimin në këtë komunë, sipas Shabanit i ka befasuar për të mirë, pasi që shumica dërmuese e fëmijëve i janë kthyer procesit mësimor.

“Jemi duke u habitur, janë duke ardhur 99 për qind i nxënësve. Një numër i vogël po mungon, nuk kemi ende ndonjë nxënës me virus, nuk kemi pasur deri më tash”, theksoi Shabani.

Deri më tani procesi mësimor në këtë komunë siç ka sqaruar tutje Shabani, ka shkuar në rregull, duke përfillur rekomandimet e institucioneve shëndetësore, duke mbajtur në vazhdimësi maskat, e duke respektuar distancën fizike.

Ndryshe edhe në komunën e Prishtinës, përkatësisht zëdhënësja e kësaj komune Miranda Mullafazliu ka bërë të ditur për IndeksOnline se procesi po ecën siç është paraparë, pa ndonjë vërejte të theksuara, dhe se deri më tani nuk ka ndonjë rast të evidentuar si shkelje e rregullave anti-Covid ose moszbatim i protokollit në shkollat e kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat