62 rastet e reja me Coronavirus vijnë nga këto komuna

Kosova

62 rastet e reja me Coronavirus vijnë nga këto komuna

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me koronavirus në 24 orët e fundit në vend,

Nga dje, në Kosovë janë shënuar 62 raste të reja, janë shëruar 85 persona, ndërkaq si pasojë e koronavirusit ka vdekur një person.

Komuna me më së shumti raste pozitive në 24 orët e fundit është Prishtina.

Në kryeqytet janë konfirmuar 17 raste të reja, në Prizren, 14, Gjilan e Pejë nga 8, duke pasuar me komunat tjera me më pak raste.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat