Në QKUK dhe spitalet regjionale po trajtohen 110 pacientë me COVID-19

Kosova

Në QKUK dhe spitalet regjionale po trajtohen 110 pacientë me COVID-19

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 16:08
Foto Ilustrim

nstituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 63 raste të reja me COVID-19.

Po ashtu sipas IKSHPK-së, brenda 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes ndërkaq janë shëruar 87 pacientë.

Sipas njoftimit nga SHSKUK në klinikat e QKUK-së dhe spitalet regjionale po trajtohen 196 pacientë prej tyre 110 të konfirmuar me coronavirus.

Në respiratorë janë duke u trajtuar 3 pacientë, me CPAP 8 dhe me oksigjeno terapi 118 të tjerë.

Ditëve të fundit kemi pasur një rënie të lakores sa i përket rasteve të reja me COVID-19 e po ashtu edhe rasteve të vdekjes.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat