Thaçi: Asociacioni, fillim i shpërbërjes së shtetit tonë – Assesi nuk e përkrahi

Kosova

Thaçi: Asociacioni, fillim i shpërbërjes së shtetit tonë – Assesi nuk e përkrahi

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:43
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi thotë se Asociacioni i vënë mbi tavolinë në Bruksel rrezikon shtetësinë e Kosovës.

Ai thotë se nuk beson që kryeministri Avdullah Hoti do ta sjellte një marrëveshje të tillë në Prishtinë, duke thënë se nuk do e përkrahte asnjëherë si president.

‘’Nuk besoj që ka deputet që e voton një asociacion të tillë. Por nuk besoj që as Hoti ulet në tavolinë për ta sjellë një gjë të tillë në Prishtinë. Ajo e rrezikshme për Kosovën. Është koha që liderët të ulen dhe të diskutojnë për temat. Në Bruksel janë temat e Serbisë në tavolinë. Në moment që nxirret Asociacioni në tavolinë, unë do ta tërheqi mbështetjen time. Asociacioni është fillimi i shpërbërjes së shtetit të Kosovës’’, ka shtuar ai në një debat televiziv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat