Në Komunën e Malishevës 3 raste të reja me Covid-19

Kosova

Në Komunën e Malishevës 3 raste të reja me Covid-19

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 16:00
Malishevë

Në 48 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar pesë persona, ndërsa janë regjistruar tri raste të reja.

Të dhënat janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. 

Numri i rasteve aktive me covid-19 në Komunën e Malishevës, është 10 raste, ndërsa tri rastet e reja vijnë nga vendbanimet Banjë 2 dhe Malishevë 1.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 245 raste, prej tyre 213 janë shëruar, 22 të vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 10 raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat