Mblidhet kryesia e BIK-ut, ja çfarë diskutuan

Kosova

Mblidhet kryesia e BIK-ut, ja çfarë diskutuan

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:29
Mbledhja e BIK

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Në këtë mbledhje të Kryesisë, u diskutua dhe u analizua gjendja aktuale në Këshillat e BI të Kosovës.

Pikë tjetër e rendit të ditës ishte përfundimi dhe fillimi i vitit të ri shkollor dhe akademik në Medrese dhe në FSI, për të cilën folën drejtori i ri i Medresesë, Fadil Hasani dhe dekani i FSI-së, Fahrush Rexhepi.

Më pas me votat e të gjithë anëtarëve të Kryesisë u aprovua statuti i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, si dhe u shqyrtuan lëndët dhe u morën vendime nga kompetencat e kësaj Kryesie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat