Parregullsi në ministrinë e Arsimit, talentët mbesin pa përfitime

Kosova

Parregullsi në ministrinë e Arsimit, talentët mbesin pa përfitime

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 21:28
Foto

Më shumë se 160 mijë euro u menduan për 11 organizata joqeveritare.

Por këto para nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nuk mund të kalojnë në duart e tyre për projektet që i përkrahin nxënësit me inteligjencë të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti, ngase 2 nga 5 anëtarë të komisionit vlerësues nuk e nënshkruan vendimin e listës fituese.

Kjo për shkak se sipas tyre ne mesin e të përzgjedhurve ka që nuk i kanë plotësuar fare kriteret e madje nuk i përshtaten as thirrjes publike të MASH. Për këto arsye, 2 anëtarët e jashtëm ushtruan edhe ankesa qysh për listën preliminare.

Ekspertja e jashtme, Iliriana Demaj thotë se pos në Komisionin për ankesa në kuadër të MASH, pakënaqësitë i ka shprehur vazhdimisht përmes e-mail tek kryetari i komisionit vlerësues, Habib Aliu.

Por, ky i fundit thotë se këto vërejtje nuk i kanë ardhur në mënyrë zyrtare, ndërsa e konteston edhe vendimin për pezullimin e përzgjedhjes.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat