Komuna e Vushtrrisë shpenzon mijëra euro për studimin mbi ndikimin e coronavirusit

Kosova

Komuna e Vushtrrisë shpenzon mijëra euro për studimin mbi ndikimin e coronavirusit

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 08:07
Komuna e Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë disa herë radhazi ka qenë njëra ndër komunat me më së shumti të infektuar me Covid-19 në vendin tonë.

Lidhur me pandeminë, komuna e cila udhëhiqet nga Xhafer Tahiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka finalizuar një kontratë që do të realizojë studim mbi ndikimin e saj.

Për tenderin në fjalë operatori ekonomik “M Holdin” Sh.P.K, është paguar hiç më pak se 140 000,00 euro.

Image

Në njoftimin nga prokurimi, bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 145 000,00 euro.

Image

Përshkrimi i lëndës së kontratës thotë: Ka të bëj me studimin mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në ekonominë lokale formale e jo formale të Komunës së Vushtrrisë dhe mast për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, për më shumë informata referohu specifikimeve teknike në dosjen e tenderit. Aneksi nr.1.

Studimi do të bëhet në tërë territorin e Komunës së Vushtrrisë si dhe në objektivat e Operatorit Ekonomik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat