Këto janë të gjitha fshatrat e qytetet ku u konfirmuan rastet e reja me koronavirus

Kosova

Këto janë të gjitha fshatrat e qytetet ku u konfirmuan rastet e reja me koronavirus

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Në njoftim bëhet e ditur se tre persona kanë vdekur, 13 janë shëruar ndërkaq janë shënuar 47 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit, 3 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, 113 janë shëruar ndërkaq janë shënuar edhe 47 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 15 mijë e 472, ndërkaq i vdekjeve në 622.

Të shëruar deri më tani janë 13 mijë e 278 persona.

Në njoftimin e IKSHPK’së bëhet e ditur se edhe sot komuna me më së shumti raste është Prishtina.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri”, bëhet e ditur në njoftim.

Tabela më poshtë tregon rastet në të gjitha komunat sipas fshatrave dhe qyteteve:

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat