Situata me COVID-19 në Kosovë: 616 viktima dhe mbi 13 mijë të shëruar që nga fillimi i pandemisë

Kosova

Situata me COVID-19 në Kosovë: 616 viktima dhe mbi 13 mijë të shëruar që nga fillimi i pandemisë

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 08:15
Ilustrim

Që nga marsi e deri më  tani në Kosovë janë regjistruar 15 mijë e 379 raste me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në vendin tonë janë 15 mijë e 379 persona të infektuar me koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, që nga muaji mars në vendin tonë nga ky virus kanë ndërruar jetë 616 persona.

Mirëpo, bazuar në statistikat e IKSHPK-së, janë gjithsej 13 mijë e 64 persona të cilët kanë arritur të shërohen nga ky virus.

Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 699 raste aktive me koronavirus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat