Krasniqi e quan lajm të mirë për pacientët rikthimin e këtyre shërbimeve shëndetësore

Kosova

Krasniqi e quan lajm të mirë për pacientët rikthimin e këtyre shërbimeve shëndetësore

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 10:48
Valbon krasniqi

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi e ka quajtur lajm të mirë rikthimin e shërbimeve shëndetësore, përfshirë punën e ambulancave specialistike, operacioneve jo emergjente dhe shërbimeve tjera elektive.

Krasniqi ka thënë se situata e qetë epidemiologjike ka mundësuar ShSKUK-në që të fillojë me rikthimin e këtyre shërbimeve.

“Pas shumë javësh dhe muajve me numrin e lart të të infektuarve, sot kemi lajme të mira se situata epidemiologjike dhe aspekti klinik i pacientëve të prekur nga COVID, lejon SHSKUK-në që të fillojë me rikthimin gradual të të gjitha shërbimeve shëndetësore për pacientët në nevojë. Nga sot kanë filluar shërbimet në ambulancat specialistike në QKUK”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se edhe spitalet e përgjithshme janë udhëzuar që të rifillojnë rikthimin gradual të shërbimeve shëndetësore për pacientët e tyre.

“Krahas rikthimit të shërbimeve speicalistike, drejtorët e klinikave dhe spitaleve të përgjithshme janë udhëzuar që të bëjnë planin detal për rifillimin e intervenimeve kirurgjike.
Situata epidemiologjike e favorshme që kemi tani na mundëson që të lëvizim në këtë drejtim, por lusim pacientët që të respektojnë masat në mënyrë strikte për parandalimin e infeksionit”, u shpreh Krasniqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat