Thaçi vlerëson kontributin e komunitetit boshnjak në Kosovë

Kosova

Thaçi vlerëson kontributin e komunitetit boshnjak në Kosovë

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 13:56
Thaçi ka takuar përfaqësues të komunitetit boshnjak në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar përfaqësues të komunitetit boshnjak në Kosovë.

Ai në Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve, ka thënë se roli i këtij komunitetit ka qenë i rëndësishmë në proceset zhvillimore për vendin.

Thaçi me anë të postimi në Facebook, ka thënë se Kosova është atdhe i të gjithëve.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve i takova përfaqësuesit e komunitetit boshnjak, me të cilët bisedova për rolin dhe kontributin e rëndësishëm të tyre në proceset zhvillimore për vendin. Urime kjo ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e komunitetit boshnjak”.“Jam krenar që Kosova ka infrastrukturë ligjore dhe zbatueshmëri që garanton të drejta të avancuara për komunitetet joshumicë dhe ofron pozitë shumë më të favorshme në krahasim me shtetet e rajonit. Kosova është atdhe i të gjithëve, prandaj kontributi i secilit është vital për mirëqenien e qytetarëve dhe për shtetin tonë shumetnik”, ka shkruar Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat