Dy të mitur diplomojnë brenda Qendrës Korrektuese në Lipjan

Kosova

Dy të mitur diplomojnë brenda Qendrës Korrektuese në Lipjan

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 15:13
Foto

Dy të mitur janë pajisur me diploma të shkollës së mesme në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan.

Të miturit janë pajisur me diploma në Lëminë e Makinerisë, drejtimi “Operator Prodhimi”.

”Arsimimi në institucione korrektuese  është ekuivalent me arsimimin e përgjithshëm në Republikën e Kosovës, gjithë të burgosurit, të cilët mbarojnë me sukses vitin shkollorë, marrin dëftesat, certifikata dhe diplomat, të cilat nuk dallojnë nga ato që jepen për personat që vijojnë shkollimin në liri”, shkruan Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Më poshtë postimi  i plotë nga SHKK:

Dy të mitur pajisen me diploma të shkollës së mesme

Sot në shkollën e Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan dy të mitur, të cilët kanë  përfunduar shkollën e mesme janë pajisur me diploma në Lëmin e Makinerisë, drejtimi “Operator Prodhimi”.

Drejtori i Qendrës Korrektuese Lipjan, z. Arif Beqa, së bashku me drejtorët e shkollave të mesme të Lipjanit, z. Hajrush Stublla, Drejtor i SHMP, “Adem Gllavica” dhe z. Driton Sadiku, Drejtor i SHFMU “Ismail Luma” shpërndanë diplomat për të miturit e kësaj qendre.

Arsimimi në institucione korrektuese  është ekuivalent me arsimimin e përgjithshëm në Republikën e Kosovës, gjithë të burgosurit, të cilët mbarojnë me sukses vitin shkollorë, marrin dëftesat, certifikata dhe diplomat, të cilat nuk dallojnë nga ato që jepen për personat që vijojnë shkollimin në liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat