Komuna e Skenderajt miraton buxhetin për vitin 2021

Kosova

Komuna e Skenderajt miraton buxhetin për vitin 2021

Nga: A.SH Më: 29 shtator 2020 Në ora: 13:37
Bekim Jashari

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka miratuar buxhetin për vitin 2021 prej 14 milion e 207 mijë euro.

Kryetari Bekim Jashari përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, me buxhetin miratuar për vitin 2021 do të përfundojmë shumë projekte kapitale në realizim e sipër si dhe do të fillojmë me realizimin e 58 projekteve të reja në shumë fusha e përmes të cilave do të rrisim nivelin e mirëqenies së qytetarëve të komunës sonë.

Postimi në Facebook:

Lajm i mirë për qytetarët e komunës sonë: Miratohet buxheti i komunës për vitin 2021 prej 14 milion e 207 mijë euro

Me buxhetin e vitit 2021 do të përfundojmë shumë projekte kapitale në realizim e sipër si dhe do të fillojmë me realizimin e 58 projekteve të reja në shumë fusha e përmes të cilave do të rrisim nivelin e mirëqenies së qytetarëve të komunës sonë.

Investime në ujësjellës, kanalizim, rrugë, trotuar, ndriçim, mjedis, parqe, shërbime shëndetësore efikase, kushte më të mira të shkollimit, përkrahje për biznese dhe start-up, mbështetje për rini, kulturë e sport e investime tjera që do të përmirësojnë jetën e qytetareve në të gjitha sferat.

Me këtë buxhet të miratuar vitin që vjen do të sigurohet ujë të pijshëm edhe për 10 fshatra tjera pas 10 atyre që kemi bërë me ujë të pijshëm këtë vit dhe kështu do të arrijmë që në shumicën e fshatrave të kemi ujë të pijshëm për qytetarët tonë.

Do të vazhdojmë me investime ne bujqësi, përmes përkrahjes së fermerëve me grante, bashkë edhe me donatorët, me projekte në shëndetësi përmes dyfishimit të buxhetit për këtë kategori, përkrahje për studentë dhe kushte më të mira për nxënësit, menaxhim të mbeturinave dhe rritje të zonave të gjelberta dhe mirëmbajtje të atyre ekzistuese, zgjerim të rrjetit të kanalizimit etj.

Pavarësisht sfidave që kemi para nesh angazhimi jonë nuk do të ndalet.

Vazhdojmë bashkë për Skenderajn tonë!

Urime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat