Infektohen me COVID-19 një mësimdhënës dhe një punëtor teknik në gjimanzin e Fushë Kosovës

Kosova

Infektohen me COVID-19 një mësimdhënës dhe një punëtor teknik në gjimanzin e Fushë Kosovës

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Një mësimdhënës dhe një punëtor teknik në gjimnazin “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë, janë infektuar me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur për median, zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, i cili njoftoi se mësimi në këtë shkollë po vazhdon.

“Dy punëtorë të stafit kanë rezultuar pozitivë, një mësimdhënës dhe një punëtor teknik. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Janë testuar edhe pjesa tjetër e stafit, të gjithë kanë rezultuar negativë. Mësimi po vazhdon sepse nuk ka shenja të përkeqësimit të situatës as në mesin e stafit as te nxënësit”, ka thënë Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat