Kuvendi Komunal i Rahovecit miraton buxhetin për vitin 2021

Kosova

Kuvendi Komunal i Rahovecit miraton buxhetin për vitin 2021

Nga: A.SH Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:06
Kuvendi Komunal i Rahovecit

Kuvendi Komunal i Rahovecit ka miratuar buxhetin për vitin 2021.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se me miratimi e buxhetit për vitin 2021, i hap rrugë një qëllimi të përgjithshëm, pra ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë.

Postimi në Facebook:

KUVENDI KOMUNAL I RAHOVECIT MIRATON BUXHETIN PËR VITIN 2021

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal është miratuar propozimi im për buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2021 i cili do të jetë 14,216,590.00 euro.

Me të drejtë arrij në konkludimin, se Komuna e Rahovecit, tashmë ka marr veten për:

* të ecur sigurtë në përmbushjen e synimeve të saj zhvillimore;

* të mobilizuar potencialet e saj natyrore e humane për një jetë më të mirë;

* të arritur përparim në planin e zhvillimit ekonomik dhe në mirëqenien e qytetarëve;

* të rritur përkrahjen e bizneseve tona;

* të rregulluar infrastrukturën publike;

* të rritur sukseset në fushën e shëndetësisë, arsimit, të kulturës e të sportit dhe

* për të përkrahur pandërprerë, me theks të veçantë sektorin e bujqësisë.

Miratimi i buxhetit për vitin 2021, i hap rrugë një qëllimi të përgjithshëm, pra ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë.

Me këtë rast, dua t’i falënderoj të gjithë këshilltarët komunal, që pas shumë debateve konstruktive e përmbajtësore, votuan për këtë buxhet, të cilin e kemi përpiluar me kujdes, duke i harmonizuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve me mundësitë tona buxhetore.

Me miratimin e buxhetit rriten mundësitë tona për ta bërë edhe më të fortë, më të mirë dhe më të zhvilluar komunën dhe me të lehtë jetën e qytetarëve tanë.

Urime!

SL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat