Vushtrria miraton buxhetin për vitin 2021

Kosova

Vushtrria miraton buxhetin për vitin 2021

Nga: A.SH Më: 30 shtator 2020 Në ora: 18:13
Foto nga takimi

Komuna e Vushtrrisë, ka miratuar buxhetin për vitin 2021.

Kryetari Xhafer Tahiri ka thënë se, ky është një buxhet i ndikuar nga pandemia globale Covid 19, prandaj kemi 1,061,838.00€ shkurtime buxhetore ose më pak buxhet se në vitin 2020.

“Megjithatë, projektete jetike si uji, pastaj projektet kryesore në arsim, shëndetësi e infrastrukturë janë mjaftueshëm të buxhetuara”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Postimi në Facebook:

Sot kam nënshkruar Buxhetin e Komunës së Vushtrrisë për vitin 2021.

Ky është një buxhet i ndikuar nga pandemia globale Covid 19, prandaj kemi 1,061,838.00€ shkurtime buxhetore ose më pak buxhet se në vitin 2020. Do të jetë një vit i rëndë për Vushtrrinë dhe zhvillimin ekonomik të Vushtrrisë por edhe për gjithë Kosovën.

Megjithatë, projektete jetike si uji, pastaj projektet kryesore në arsim, shëndetësi e infrastrukturë janë mjaftueshëm të buxhetuara.

Kemi premtimin e Qeverisë së Kosovës që do të ndihmohemi financiarisht si Komunë gjatë vitit 2021, prandaj kalimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike në Kuvend të Kosovës është i DOMOSDOSHËM. Madje edhe ky ligj mund të jetë i pamjaftueshëm për të mbushur buxhetin e Kosovës e lëre më dëmi që do ti shkaktohet Komunave, ekonomisë dhe famijeve kosovare në mungesë të këtij ligji.

Buxheti total i Komunës së Vushtrrisë për vitin 2021 është 18,878,129.00€, (buxheti i vitit 2020 ka qenë 19,939,967.00€) I ndarë në kategori:

- paga 10,691,340.00€,

- mallra dhe shërbime 3,218,600.00€,

- komunali, 309,035.00€,

- subvencione 600,000.00€,

- Investime kapitale 4,059,154.00€.

Do të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të shpenzojmë me transparencë të plotë paranë publike.

Unë kam besim që ne bashkë do të ia dalim të kalojmë një vit të vështirë në 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat