Tre nxënës në Podujevë rezultojnë pozitivë për koronavirus

Kosova

Tre nxënës në Podujevë rezultojnë pozitivë për koronavirus

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 08:02
Ilustrim

Gjashtë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar të mërkurën në Komunën e Podujevës.Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 2 dy raste janë nga qyteti dhe nga një rast në fshatrat; Dumosh, Lladoc, Llapashticë e Epërme dhe Lupç i Poshtëm.Epidemiologia e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Bedrie Rama ka thënë për Llapi.info se numri i rasteve aktive aktualisht është 30.

“Sot janë konfirmuar gjashtë raste të reja pozitive me COVID-19 në Podujevë. Aktualisht në këtë komunë aktivë me virusin korona janë 30 persona. Ndërkaq, jemi në pritje të rezultateve edhe për 40 qytetarë”, tha Rama.Epidemiologia e QKMF-së dhe Koordinatorja e Shtabit Emergjent ka theksuar se tre nxënës në këtë komunë kanë rezultuar pozitivë për koronavirus.

“Tre nxënës janë konfirmuar pozitivë. 2 prej tyre janë në shkollën “Enver Maloku” dhe një në shkollën e fshatit Dumosh. Mirëpo, të njëjtit janë izoluar me kohë dhe nuk përbëjnë rrezik për nxënësit tjerë. Janë raste kontakti të infektuar nga familjarët e tyre. Janë izoluar me kohë, dy nga qyteti s’i kanë vijuar mësimet që 12 ditë, kurse ai në Dumosh që 7 ditë”, ka thënë Rama.Që nga shpërthimi i pandemisë në Kosovë më 13 mars, në Podujevë pozitivë për koronavirus kanë rezultuar mbi 600 persona, 557 prej tyre janë shpallur të shëruar.Rasti i parë ishte konfirmuar më 15 mars, derisa edhe viktima e parë në Kosovë, sipas IKSHPK-së, ka qenë nga po kjo komunë.

Deri më tani janë raportuar për 19 viktima, ndërkohë janë testuar rreth 2,500 llapjanë.Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar 46 raste të reja pozitive me koronavirus, pas testimit të 580 mostrave. Në 24-orëshin e fundit po ashtu janë shëruar 62 pacientë.Marrë parasysh në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 15.620. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 1.441

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat