Nexhmi Rudari thotë se tre nxënësit e prekur me Covid, qëndruan të izoluar

Kosova

Nexhmi Rudari thotë se tre nxënësit e prekur me Covid, qëndruan të izoluar

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 09:20
Nexhmi Rudari

3 nxënës në komunën e Podujevës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit. Mirëpo kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari ka konfirmuar se të njëjtit ka një javë që nuk janë shfaqur në shkollë, meqë familjarët e tyre ishin të prekur nga Covid.

Rrjedhimisht siç ka thënë Rudari për media, gjasa e shpërndarjes së infektimit nga këta nxënës nuk ekziston.

“Po i kemi katër nxënës të infektuar. Në fakt gjëja e mirë është se ata kanë qëndruar në shtëpitë e tyre, meqë në familjet e tyre ka pasur të infektuar dhe më shumë se një javë nuk kanë vijuar mësimin, me të marrë vesh që anëtarët e familjes janë pozitiv. Prej tyre nuk  ekziston rreziku”, tha Rudari.

Ai tutje ka sqaruar se për momentin nuk ka ndonjë arsye për tu mbyllur këto shkolla apo për të  vijuar mësimin online.

“Për momentin nuk kemi ndonjë arsye për të mbyllur shkoillat ose për të ndërruar skenarin e mësimit meqë ata nuk kanë pasur në kohën e fundit konakt me nxënësit dhe stafin mësimor”, theksoi Rudari.

I pari i Podujevës ka bërë të ditur se mësimi  në 65 objektet shkollore aq sa ka komuna e Podujevës po zhvillohet pa ndonjë problem, përjashtuar në tri objekte shkollore, e të cilat sic ka theksuar ai ende janë në fazën e renovimit dhe pritet të jetë të gatshme për të gjithë nxënësit nga e hëna.

Ndryshe gjatw ditws sw djeshme janw regjistruar gjashtë raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 2 dy raste janë nga qyteti dhe nga një rast në fshatrat; Dumosh, Lladoc, Llapashticë e Epërme dhe Lupç i Poshtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat