“Jetimat e Ballkanit” ndihmojnë 220 familje në Malishevë

Kosova

“Jetimat e Ballkanit” ndihmojnë 220 familje në Malishevë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 10:25
“Jetimat e Ballkanit” ndihmojnë 220 familje në Malishevë

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në kuadër të aktiviteteve të saj bamirëse, dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Malishevës, përkatësisht shtabin komunal për menaxhimin e pandemisë së covid-19, sot ka ndihmuar 220 familje me pako ushqimore, përkatësisht miell dhe mish.

Sikur edhe gjatë gjithë situatës me pandemi, edhe kësaj radhe, kjo shoqatë, ndihmat për familjet nevojë i ka shpërndarë përmes shtabit komunal, në mënyrë që këto ndihma të shkojnë në familjet që kanë nevojë dhe përmes institucionit të komunës.

Për këtë ndihmë dhe për të gjitha ndihmat tjera, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj në emër të shtabit komunal, e ka falënderuar shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Ndihma e sjellë sot, është 5 000 kilogram miell dhe 220 pako mish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat