COVID-19 ka ndikuar në shëndetin mental të punëtorëve shëndetësorë

Kosova

COVID-19 ka ndikuar në shëndetin mental të punëtorëve shëndetësorë

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 00:38
Foto ilustrim

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se pandemia mund të ndahet në dy etapa sa i përket vlerësimit të punëtorëve shëndetësorë nga qytetarët e Kosovës.

Ai thotë se pavarësisht se fillimisht u duartrokitën, më vonë u gjuajtën ‘shigjeta’ ndaj tyre gjë e cila bëri që tek ata të shkaktonin dëm në shëndetin mental.

“Në fillim na duartrokisnin nga ballkonet dhe pastaj sikur u lodhën njerëzit dhe më le që nuk kishte duartrokitje por filluan gjuajtje të shigjetave. Kjo punëtorët shëndetësorë pos punës së tyre të përditshme dhe të tejngarkuar i lodhi edhe në aspektin psikologjik, dëme në shëndetin mental të çdo qytetari të Koosvës. Në këtë dëm të shëndetit mental, qytetarë janë edhe punëtorët shëndetësorë dhe kjo i ka stërngarkuar punëtorët shëndetësorë”, ka thënë Ramadani.

Ai shton se virusi COVID-19 ndikon keq sidomos tek personat e stresuar dhe të stërngarkuar, e që janë të shfaqura pikërisht tek punëtorët shëndetësorë.

Ramadani ka thënë se kur shikohet prapa, në fillimin e shpërthimit të pandemisë në Kosovë, ndaj punëtorëve shëndetësorë ka pasur një presion “të paparë” nga të gjitha anët.

“Jemi përballur me një ecuri epidemiologjike e cila ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në këtë ecuri kemi pasur probleme dhe në atë ecuri kur shihet në retrospektivë mund të shohim shumë gjëra që tash mund të thuhet se janë qesharake, p.sh. sepse në kohën e pandemisë shkurt-qershor kemi pasur një presion të paparë të cilin e kam shprehur shpeshherë ndaj institucioneve shëndetësore, nga të gjitha anët janë drejtuar shigjeta se nuk po punohet sa duhet dhe se institucionet shëndetësore nuk janë në nivelin e duhur”, tha Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat