Mbyllen shkollat për t’u rinovuar, mësimi zhvillohet virtualisht

Kosova

Mbyllen shkollat për t’u rinovuar, mësimi zhvillohet virtualisht

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 23:24
Mësimi do të mbahet online, mirëpo jo për shkak të pandemisë

Nga Drejtoria e Arsimit në Podujevë kanë thënë që këto vonesa ndodhën për shkak të pandemisë.

Mësimi do të mbahet online, mirëpo jo për shkak të pandemisë.

Në shkollën fillore “Ilir Konushefci” në fshatin Llugë të Podujevës, pikërisht në muajin shtator kur fillon mësimi, filluan të renovohen banjot.

Kësisoj nxënësit janë duke mbajtur procesin mësimor në mënyrë virtuale.

E menaxhmenti i shkollës ka një arsyetim për këtë.

Por sipas drejtoreshës kjo nuk paraqet pengesë në realizimin e planprogramit mësimor.

E ndryshe vlerësojnë prindërit, të cilët thonë se këto punime mund të kryheshin më herët.

Veç në fshatin Llugë, renovime nëpër objekte shkollore kanë filluar edhe në 18 shkolla të tjera.

Në tri prej tyre është ndërprerë procesi mësimor nëpër shkolla.

E drejtori i arsimit, Agim Blakcori po thotë se kjo situatë po ndodhë për shkak të pandemisë.

Sipas Blakcorit, punimet janë duke përfunduar dhe procesi mësimor do të fillojë javën e ardhshme nëpër shkolla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat