Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 07:53
Ilustrim

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 25 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ky institut paralajmëron po ashtu se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat