24.000 familje në Kosovë varen nga ndihmat sociale

Kosova

24.000 familje në Kosovë varen nga ndihmat sociale

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 20:44
Foto Ilustrim

Në Kosovë 24 mijë familje apo rreth shtatë për qind të ekonomive familjare varen nga ndihma sociale e shtetit.

Pandemia ka rënduar gjendjen edhe ashtu të rëndë në të cilën ato jetojnë, derisa autoritetet thonë se kanë vendosur që të dyfishojnë shumën e të hollave që marrin këto familje për tre muajt e ardhshëm.

Ndihma sociale në Kosovë sillet nga 60 deri në 180 euro.

Avni Kastrati nga Agjencia e Statistikave, tha se vetëm në muajin maj, numri i regjistruar i këtyre familjeve është rritur për 160 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat