Raporti amerikan e vendos Komunën e Podujevës gati në fund për nga performanca

Kosova

Raporti amerikan e vendos Komunën e Podujevës gati në fund për nga performanca

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 23:18
Podujevë

Komuna e Podujevës ka dalë keq për nga niveli i performancës së përgjithshme edhe në një raport studimor  të USAID-it amerikan.

Raporti studimor “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave 2020” nga USAID-i ka për qëllim të vejë në baza krahasimtare, indikatorë të rëndësishëm të konkurrueshmërisë nëpër komunat e Kosovës. 

Vlerësimi për performancë të mirë komunale, përfshin shërbime të mira administrative, infrastrukturë të mirë komunale, transparencë, pastaj ambient të favorshëm të të bërit biznes, etj.

Në këtë indeks përfshihen: barrierat e hyrjes në biznes; transparenca; pjesëmarrja dhe parashikueshmëria; kostot kohore; taksat dhe tarifat; administrata lokale; fuqia punëtore dhe shërbimet mbështetëse; dhe infrastruktura komunale.

Ajo që bie në sy është se Komuna e dytë më e madhe në Kosovë, ajo e Podujevës, është renditur në zonën e kuqe në këtë raport amerikan. Madje, Komuna e Podujevës për performancë s’është radhitur as në zonën me notë mesatare.

Sipas këtij raporti, Komuna e Podujevës është vënë në nivel me komunat me joshumicë shqiptare si; Zubin Potoku, Ranillugu dhe Zveçani.

Përveç këtij raporti, kjo komunë është renditur e fundit në edhe raportin e publikuar nga Ministria e Pushtet Lokal (MAPL).

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat