​Ministria e Ekonomisë furnizon me pajisje teknologjike shkollat e mesme të 12 komunave

Kosova

​Ministria e Ekonomisë furnizon me pajisje teknologjike shkollat e mesme të 12 komunave

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 14:19
Konferenca për media

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me 12 komuna të Kosovës në kuadër të financimit të projektit “Furnizim me Pajisje të TI për Shkollat”.

Ministri Blerim Kuçi tha se përmes këtij projekti mundësohet pajisje me teknologji informative për shkollat e mesme që kanë më shumë nevojë. Ai shpreson se shpejt një memorandum i tillë do nënshkruhet edhe me komunat tjera.

Kuçi: Projekti ka të bëjë me furnizim me pajisje të teknologjisë informative për shkolla të mesm

“Që ka të bëjë me furnizim me pajisje të teknologjisë informative për shkolla të mesme, sidomos për ato profesionale. Është program në kuadër të programit për inovacion që ka ministria jonë. Dhe për çështje kryesisht praktike duke e parë që çdo komunë i ka specifikat e veta, në këtë kuptim kemi bartur mundësinë që kryetarët të zgjedhin shkollat e mesme dhe të zgjidhen pajisjet që janë më së të nevojshme. Jemi në proces të nënshkrimit për 12 komuna”, tha Kuçi.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Imri Ahmeti, i cili edhe udhëheq me Komunën e Lipjanit, tha se projekti për pajisjen e shkollave me teknologji informative po ndodh në momentin e duhur kur tashmë vendi po ballafaqohet me pandeminë.

Ahmeti: Pajisja me teknologji po ndodh në momentin e duhur

“Në emër të të gjithë kryetarëve ju falënderojmë për angazhimin e përbashkët në projekt, me të cilin sigurisht e vlerësojmë të gjithë kryetarët e komunave. Në momentin më të mirë të përshtatshëm kur teknologjia informative është shumë e domosdoshme për të gjitha shkollat në këtë periudhë të pandemisë. Komunat do t’i shfrytëzojnë me teknologji me kompjuterë dhe pjesë të tjera që janë të gjitha shkollat e tona të mesme kryesisht ato profesionale”, tha Ahmeti.

Disa nga komunat përfituese të projektit janë Lipjani, Shtime, Rahoveci, Vushtrria, Obiliqi, Drenasi e komuna të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat