Mësimdhënës e nxënës të shumtë me COVID-19, shkollat nuk mbyllen

Kosova

Mësimdhënës e nxënës të shumtë me COVID-19, shkollat nuk mbyllen

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 18:17
foto ilustrim

Përkundër që javët e fundit janë raportuar raste të shumta me COVID-19, Kosova nuk e ka në plan mbylljen e shkollave. Ministria e Shëndetësisë thotë së aty ku ka raste më Covid-19 kalohet nga skenari i mësimit në klasa në mësimin online (nga A në C).

Vetëm sot, tre mësimdhënës dhe 17 nxënës janë konfirmuar pozitivë më COVID-19 në komunën e Vushtrrisë.

Dy shkollat fillore, “Ali Kelmendi” dhe “Andon Zako-Çajupi”, në Vushtrri, kanë ndërprerë mësimin fizik në shkolla për ta vazhduar me mësimin në distancë, kjo për shkak të paraqitjes së rasteve me Covid-19, ka thënë sot kreu i kësaj komune Xhafer Tahiri.

Në shkollën fillore “Ali Kelmendi”, me Covid-19 kanë rezultuar 10 nxënës dhe dy mësimdhënës, ndërsa në atë “Andon Zako-Cajupi”, janë të prekur me koronavirus shtatë nxënës dhe një mësimdhënës.

Ndërsa, deri me tani janë raportuar rreth 100 raste me COVID-19 në shkollat e Kosovës, por përkundër kësaj MSH-ja nuk po e shqyrton mundësin e mbylljes së shkollave.

Ata thonë se niveli i rasteve me COVID-19 në shkolla është i ulët dhe rrjedhimisht procesi mësimor nuk ndërprehet.

“Momentalisht niveli i rasteve më Covid në mesin e mësimdhënësve dhe nxehëseve është i ulet dhe rrjedhimisht procesi mësimor nuk ndërpritet. Aty ku ka raste më COVID-19 kalohet nga skenari i mësimit në klasa në mësimin online (nga A në C)”, thuhet në përgjigjën e MSH-së derguar per media.

Po ashtu MSH thotë se situata në shkolla përcillet në vazhdimësi dhe varësisht prej situatës epidemiologjike, merren edhe vendimet midis MSH dhe MASH e DKA.

Ndryshe, në ditët e fundit është rritur dukshëm numri i rasteve pozitive me COVId-19 në vendin tonë. Vetëm në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat