Parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Kosova

Parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 19:05
foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të vazhdojë situatë e ngjashme meteorologjike.

IHMK thekson se kjo gjendje stabile vjen si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

“Në mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira  të pakta të cilat do ti takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës”, njofton IHMK.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius.

Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat