Luksi në universitetet publike të Kosovës së varfër, prodekanët me shtesa deri 1500 euro në muaj

Kosova

Luksi në universitetet publike të Kosovës së varfër, prodekanët me shtesa deri 1500 euro në muaj

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 11:52
Universiteti i Prishtinës

Bazuar në deklarimet e pasurisë për vitin 2019, prodekanët e universiteteve publike janë paguar mesatarisht 1798 Euro në muaj, nga të cilat mesatarisht 581 Euro janë shtesa.

Kështu thuhet në reagimin e Organizatë për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), e cila përmes një Infografike ka publikuar edhe pesë Prodekanët me të ardhurat më të larta në Universite Publike.

Listës i prinë, Vehbi Ramaj nga Fakulteti i Biznesit në Pejë, i cili ka marrë hiq më pak se 2725 euro në muaj, përcjellë nga Xhevat Krasniqi, Fakulteti i Edukimit Prishtinë, i cili mori 2706 euro, Husnija Bibuljica- Falulteti i Biznesit Pejë,2499 Driton Balaj- Fakulteti Ekonomik 2355 euro dhe Iliriana Islami, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2278.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat