Tre të infektuar me koronavirus, mbyllet Qendra e Mjekësisë Familjare

Kosova

Tre të infektuar me koronavirus, mbyllet Qendra e Mjekësisë Familjare

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 12:17
Kamenicë.

Komuna e Kamenicës njofton qytetarët që pezullohet përkohësisht puna në QMF-Qendër (tek Kisha) në Kamenicë.

Pezullimi i punës është bërë për shkak se tre puntorë në këtë QMF kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe stafi tjetër pritet të testohet gjatë ditës.

Udhëzohen të gjithë pacientët e kësaj QMF që vizitat mjekësore t’i realizojnë në QKMF-Kamenicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat