Nga e shtuna nis vaksinimi nga ajri kundër tërbimit të kafshëve të egra

Kosova

Nga e shtuna nis vaksinimi nga ajri kundër tërbimit të kafshëve të egra

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka njoftuar se nga data 24 deri më datë 31 tetor në vend do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit.

Siç thuhet në njoftim kjo fushatë zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje tek kafshët, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Republikës së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës informon të gjithë qytetarët se nga data 24 deri më datë 31 tetor 2020, në territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit. Kjo fushatë zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje tek kafshët, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Republikës së Kosovës.

Kjo fushatë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të zbatohet me një procedurë moderne e cila garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra, kurse i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat