Afër 1800 raste aktive me koronavirus në Kosovë, mbi 100 pacientë të hospitalizuar

Kosova

Afër 1800 raste aktive me koronavirus në Kosovë, mbi 100 pacientë të hospitalizuar

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Pas disa javësh me bilanc tejet pozitiv – javën e fundit në Kosovë është rikthyer numri i lartë i rasteve të reja ditore me koronavirus.

Kriza e rasteve të reja që e ka kapluar botën ka prekur edhe Kosovën ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 124 raste të reja nga gjithsej 974 persona të testuar për virusin COVID-19.

Gjatë këtij 24 orëshi, nuk ka pasur asnjë vdekje.

Numri total i rasteve pozitive është 17.263 raste nga 82.678 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

Në këtë periudhë kohore, pra brenda këtyre 24 orëve janë shëruar 49 pacientë derisa numri i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14,836.

Numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 1770.

Vlen të theksohet fakti se në Klinikën Infektive dhe spitalet Rajonale janë mbi 100 pacientë të shtrirë me koronavirus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat