Rritet numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës

Kosova

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 222 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës, prej tyre 137 janë të konfirmuar se janë pozitivë me COVID-19.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 139 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 1 në respiratorë dhe 20 me CPAP maskë.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 84 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 86 pacientë për COVID-19. Më së shumti po trajtohen në Spitalin e Pejës, ku gjithsej janë duke u trajtuar 23 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat