2 në spital dhe 5 të tjerë në pranga pas një konflikti në Sllatinë të Epërme të Vitisë

Kosova

2 në spital dhe 5 të tjerë në pranga pas një konflikti në Sllatinë të Epërme të Vitisë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Shtatë persona janë përfshirë në një përleshje fizike që ka ndodhur në fshatin Sllatinë e Epërme e Vitisë.

Dy nga ta kanë pësuar lëndime më të rënda trupore për çfarë janë duke u trajtuar në spital – njëri në QKUK, kurse tjetri në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Ndërkaq pesë të tjerët të përfshirë në rrahjen që nisi në një pikë derivatesh të naftës, janë arrestuar nga policia.

Klan Kosova merr vesh se bëhet fjalë për pjesëtarë të dy familjeve, të cilat nuk kanë pasur ndonjë problem në të kaluarën.

Lidhur me ngjarjen ende nuk ka një version zyrtar të autoriteteve, përveç se kanë thënë se janë duke e hetuar atë çfarë ka ngjarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat