Zhdukja e 26 vjeçares nga Drenica, banorët pretendojnë se e panë sonte në Gllanasellë

Kosova

Zhdukja e 26 vjeçares nga Drenica, banorët pretendojnë se e panë sonte në Gllanasellë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 23:20
26 vjeçarja

Një 26 vjeçare është zhdukur tash e gjashtë ditë nga Skenderaj dhe nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e saj.

E njëjta sipas disa banorëve është parë sonte, para 3 orësh në Gllanasellë.

Një grup vullnetarësh janë në kërkim të saj, por bëjnë thirrje që grupit t’i bashkohen edhe kërkes të tjerë nga ky fshat dhe fshatrat tjera përrreth.

Rasti ditë më parë u bë i ditur nga Ridvan Tahiri i cili në mënyrë vullnetare angazhohet për kërkimin e personave të deklaruar si të zhdukur.

Rastin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rasti është raportuar në orët e mbrëmjes nga familjarët e saj. Qenka raportuar në Stacionin Policor të Skenderajt, nga ana e familjarve të saj. Rasti i 24 vjeçares, është inicuar si person i zhdukur. Detaje të tjera nuk kemi për momentin”, deklaroi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat