Komuna e Obiliqit përkrah bizneset që janë përballur me vështirësi gjatë pandemisë Covid-19

Kosova

Komuna e Obiliqit përkrah bizneset që janë përballur me vështirësi gjatë pandemisë Covid-19

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 12:05
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit e bizneseve të vogla, të mesme dhe gastronomitë që operojnë në komunën e Obiliqit, fillimisht i njoftoj për të gjithë aktivitetin e institucionit komunal lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, shprehi falënderimin e tij për bashkëpunimin e treguar nga ana e bizneseve, duke qenë kështu të bashkuar në parandalimin dhe luftimin e kësaj pandemie.

Në këtë takim, njoftoj të pranishmit me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me programin e rimëkëmbjes ekonomike, ku komuna e Obiliqit ka përfituar mjete prej 290,530.18€, këto mjete janë dedikuar për sektoret më të prekura nga pandemia Covid-19; shëndetësia, bujqësia dhe ekonomia.

Kësisoj, për të përkrahur bizneset që të vazhdojnë punën pas dëmeve të shkaktuara nga pandemia, për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme, individuale dhe gastronomitë, komuna e Obiliqit ka ndarë vlerën prej 130.000.00€, ndërsa për sektorin e bujqësisë janë ndarë 70,580.00€, në total 200,580.00€.

Të gjitha bizneset kanë pranuar formularin e aplikimit nga ana e zyrtareve të DEFZH-së dhe afati i fundit për dorëzim është data 28 tetor 2020 ( e merkure) ora 16:00, pas vlerësimit nga ana e komisionit, do bëhet kategorizimi i bizneseve dhe do të përcaktohet shuma e subvencionimit, e cila do të jetë solide por që do të ndikojë sadopak në rimëkëmbjen e veprimtarisë së tyre.

Në kuadër të këtij programi për rimëkëmbje, komuna e Obiliqit ka ndarë vlerën prej 90,000.00€ për sektorin e shëndetësisë të dedikuara për testime serologjike.

Kryetari Gashi, ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit e bizneseve për prezencen e tyre, ku theksoj se: “Situata me pandeminë Covid-19 ka vështirësuar secilin sektor, por përkrahja dhe mbështetja për bizneset do të vazhdojë në mënyrë të krijohet një stabilitet socio-ekonomike.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat