PDD-ja në Obiliq: “Për qytetin tonë të pastër”

Kosova

PDD-ja në Obiliq: “Për qytetin tonë të pastër”

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 14:10
Partia Demokratike e Diasporës

Partia Demokratike e Diasporës (PDD), dega për Obiliq ka zhvilluar sot aktivitetin e paralajmëruar ditë më parë në drejtim të përmirësimit të ambientit në qytetin e Obiliqit

Në aktivitetin e zhvilluar sot në disa rrugë të qytetit, kanë marrë pjesë aktivistë dhe zyrtarë të PDD-së, jo vetëm nga dega në Obiliq, por edhe nga disa degë nga komunat e tjera ku ka shtri organizimin dhe aktivitetin e vet.

Për nënkryetaren e PDD-së, Afrora Fusha, të tilla aksione do të organizohen edhe në të ardhmen me një pjesëmarrje edhe më masovike dhe jo vetën në Obiliq, por gjithandej Kosovës, për arsyen se ambienti është një nga fushat ku PDD-ja i kushton rëndësi të veçantë në programin e saj, duke ofruar zgjedhje dhe alternative për përmirësimin dhe ruajtjen e ambientit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat