166 rastet e reja me COVID-19 janë nga këto komuna

Kosova

166 rastet e reja me COVID-19 janë nga këto komuna

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 166 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja janë shënuar në 18 komuna të Kosovës. Komuna me më së shumti raste është ajo Prishtinës me 86 raste duke u pasuar nga qyteti i Gjilanit me 18 raste.

Komunat që renditen pastaj janë: komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat