Nisin hetimet ndaj një policeje për keqtrajtim të një qytetareje

Kosova

Nisin hetimet ndaj një policeje për keqtrajtim të një qytetareje

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Vetëm e pa maskë, Elona Mehmeti, po ecte rrugës për në banesën e saj në rrugën “B” në kryeqytet.

Për këtë arsye, ajo u ndalua nga policia.

Mehmeti pretendon se kjo u bë në një formë të vrazhdë, të cilën e tregoi përmes rrjetit social, Facebook.

“Vjen kjo zyrtarja policore me një sjellje shumë të pa hijshme duke m’u drejtu “Oj ti me buzë të fryme a e di që me t’ra virusi t’i shfryn buzët”. Unë i thashë, urdhëro, me buzë çka? Tha me buzë të fryme, i thashë m’fal duhesh në tjetër mënyrë  me m’u drejtu”, ka shkruar ajo.

Gjatë debatit, ajo thotë se ndaj saj u ushtrua edhe dhunë.

E derisa po i shqiptohej gjoba, Mehmeti fotografoi policen, e cila në këtë rast, maskën nuk po e barte në mënyrën e duhur.

“I thashë në rregull po du me ditë emrin dhe mbiemrin tënd se unë s’jam e pajtimit për këtë sjellje. Në këtë moment ajo me agresivitet ma kap dorën e rrotullon dhe flokët m’i ngreh edhe këtu ndërhyjnë dy pjesëtaret e tjera e largojnë edhe njëra prej tyre më kërkon falje për gjestin e saj”, është shprehur Mehmeti.

Lidhur me këtë ngjarje, policia njoftoi se ka filluar hetimet dhe varësisht nga të gjeturat do të ndërmarrë veprime komfor udhëzimeve të brendshme administrative.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat