Nuk respektuan masat anti-Covid, gjobiten 957 persona

Kosova

Nuk respektuan masat anti-Covid, gjobiten 957 persona

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundit ka shqiptuar gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë CovidD-19.

“Tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit Covid-19 janë 957”, thuhet në këtë raport të Policisë së Kosovës, ku nuk specifikohen shkeljet që i janë bërë këtij Ligji.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së Covid-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës.

Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat