Së shpejti pritet të rifillojnë ngrohjet e qytetit të Prishtinës

Kosova

Së shpejti pritet të rifillojnë ngrohjet e qytetit të Prishtinës

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 12:24
Ilustrim

Termokosi është detyruar të ndërpresin furnizimin me energji ngrohëse nga data 23 tetor si pasojë e rënies nga sistemi i të dy blloqeve të TC Kosova B, ku ka pamundësuar për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.

Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli ka thënë se kjo ka ndodhë si pasojë e rrjedhjes të disa gypave, ku ekspertët, pastaj e kanë vlerësuar se për të mos krijuar avari, duhet të hiqet prej funksioni.

Bucolli ka thënë se që nga ora gjashtë e mëngjesit është lëshuar blloku, dhe brenda ditës Termokosi do të ketë energji termike të mjaftueshme.

“Ka ndodhë një problem teknik, që ka pas rrjedhje në gypa edhe ekspertet e kanë vlerësuar që për të mos krijuar avari më të madhe e kanë tërheq prej funksionit, për një kohë të shkurtër e kanë sanuar dhe sot në mëngjes është lëshuar blloku. Vetëm derisa të nxehet uji, e bre ditës besoj që Termokosi do të ketë energji termike të mjaftueshme”, ka thënë Bucolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat