Rastet e reja me koronavirus sipas komunave, kryeson Prishtina

Kosova

Rastet e reja me koronavirus sipas komunave, kryeson Prishtina

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës vazhdon të kryesojë listën e të infektuarve me COVID-19, ku sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, 72 rastet e reja nga 186, janë nga kryeqyteti.

Më pas është Gjilani me 20 raste, pasuar nga Fushë Kosova me 17 e Gjakova me 15 raste.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna e Lipjan 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Klinë, Malishevë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

IKSHPK bën thirrje që të vendosni maskën, mbani higjienën dhe të respektoni distancën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat